AKTUALITET, 23 Gusht 2019, 12:57

Pak ditë pas konstituimit, dorëhiqet sekretari i Këshillit Bashkiak në Shkodër

Vetëm pak ditë pas konstituimit, sekretari i Këshillit bashkiak të Shkodrës, Suel Hadri, është dorëhequr nga detyra.

Lënia e detyrës nga Hadri është zyrtarizim i qendrimit të mëparshëm të shprehur prej tij, kur refuzoi që të drejtonte mbledhjen e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak, të mbajtur më 19 gusht në ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Në shkresën ku i komunikuohetdorëheqja kryebashkiakes ende në detyrë, Voltana Ademit dhe prefektit të Shkodrës, Çesk Milljes, Hadri njofton se vendimi është marrë për arsye personale.