TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela në një vilë në Tiranë. Sipas iformacioneve që bëri publike policia, mësohet se autorë të kësja vrasje dyshohet ë jenë dy djemtë e pronarit të vilës.
Ata pas një konflikti të çastit me Çelën kanë nxjerrë armën, dhe e kanë qëlluar me një plumb në kokë. Griseldo dhe Alban Kusi, janë dy të dyshuarit për këtë vrasje, të cilët kanë kanosur dhe shokun e tyre shtetasin L.V. që të merrte përsipër krimin.
Si ndodhi ngjarja?
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Çela, që ishte teknik kondicioneri, kishte shkruan në vilën Bujar Kusit për të rregulluan kondicionerin. Ai aty ka pasur një konflikt me djemtë bujarit, Albano dhe Griseldo Kusit për rrjedhjen e ujit të kondicionerit.
Më pas ata kanë nxjerrë armën dhe e kanë qëlluar, ku sot nga plumbi i marrë 260vjeçari ka fshehur ngjajren. I pranishëm në momentin e ngjares ka qenë dhe shtetasi L.V. të cilit i është kërkuar të marrë përsipër këtë ngjarje. Ai u shpall në kërkim dhe u arrestua nga Polcia dhe në momentin që është marrë në pyetje ka rrëfuer të gjithë ngjajren. Po ashtu dhe babai i dy djemëve ka pasur dijeni për ngjarjen, por e ka fheshur atë, prandaj Policia e ka vënë në pranga.
Policia ndërkohë ka zbardhur të gjithë këtë ngjarje, duke arrestuar persona dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezërit. Po ashtu u raportuar se sot në mëngjes ka ndërruar jetë në spital, 26-vjeçari Indrit Çela, cili nuk mundi të shpëtonte dot plagëve të marra.