TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luftëtari po kalon një nga momentet më të vështira duke qenë se kishte jo pak probleme me drejtuesit e klubit. Pas largimit të presidentit Tavo dhe ardhjes së presidentit të ri, u duk se gjërat do të ndryshonin. Në Gjirokastër kishte disa afrime të reja dhe trajneri Klevis Dalipi ishte i bindur se mund të bënte mirë.
Megjithatë, aventura e Dalipit në krye të stolit bluzi ka zgjatur shumë pak. Ditën e sotme, ai është larguar nga skuadra duke dhënë dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me drejtuesit. Kështu, drejtimi i skuadrës i është besuar Klodian Duros.
Ish-trajneri i Kukësit dhe Kamzës në Kategorinë Superiore, tashmë do të nisë një aventurë të re në Gjirokastër. Duro do të synojë që të mbajë Luftëtarin në Superiore edhe sezonin e ardhshëm, ndërkohë që puna e tij nis që sot, ndërsa ndeshja e parë e Duros luhet nesër. Luftëtari do të debutojë në kampionat ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”.