AKTUALITET, 23 Gusht 2019, 11:19

“Më në fund pak pushime për mua”, Miriam Cani tregon barkun e rrumbullakosur (FOTO)

Çifti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj së shpejti do të bëhen prindër të një fëmije të dytë.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë këngëtari në një koncert madhështor që mbajti në Prishtinë gjatë muajit qershor.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale një foto, ku ka treguar barkun e rrumbullakosur, krahas së cilës shkruan: “Më në fund pak pushime për mua”.

Por, çifti ende nuk kanë treguar gjininë e fëmijës që janë në pritje. Kujtojmë se Miriam dhe Albani janë prindër të vogëlushes së quajtur Ameli.