TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, është vetëshpallur Ministër i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë. Rama e ka bërë këtë njoftim në rrjetet sociale. Ai shprehet se presidenti nuk e ka ç'dekretuar Ministrin e Jashtëm aktual dhe se kjo çështje do të zgjidhet kur të formohet Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë Rama do të jetë Ministër i Jashtëm.
"Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.
Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese.
Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit", shprehet Rama në Twitter.
Kujtojmë se kryeministri dhe Presidenti janë përfshirë në një debat mjaft të ashpër, pas refuzimit të këtij të fundit, për të dekretuar shkarkimin e Ditmir Bushatit dhe emërimin e Gent Cakajt, me arsyetimin e Cakaj është i "papërgjegjshëm" dhe "pa përvojë".
Tashmë, kryeministrit Edi Rama, i shtohet edhe një detyrë e vështirë që kërkon përkushtim, siç është detyra e Ministrit të Jashtëm. Ky angazhim i ri, mendohet se do ta kufizojë kohën që kryeministri shpenzon në rrjetet sociale, pasi edhe volumi i punës rritet.
/TPZ.AL/