TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, e konsideroi qeverinë një mafie ndërtimi.
‘Nuk mund të dalë një kryetar bashkie dhe t’i quajë banorët shpellarë. Nuk mund të dalë një kryeministër dhe t’i quajë banorët zaptuesë. Nuk mund të hedhë në rrugë 400 familje. Kjo është një qeveri mafioze”, tha Ndocaj.
Banorët e “Unazës së Re” rrëzuan blloqet e betonit dhe gardhin rrethues të vendosur nga firmat, në ditën e 25-të të protestave të tyre.
“Edi Rama, o diarre, këtu i thonë Unazë e Re”, thirrën në kor protestuesit e shumtë në numër.
Banorët, banesat dhe bizneset e të cilëve janë planifikuar të shemben, tani janë komplet kundër tij, duke deklaruar se nuk duan më dëmshpërblimin e përcaktuar nga Qeveria,
“Nuk duam dëmshpërblim. Kërkojmë anulimin e projektit. Unaza është e jona”, thanë ata të revoltuar.
/TPZ.AL/