AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 20:10

“Këtu gjeta një Shqipëri tjetër”, Basha feston Pavarësinë në Milano

“Këtu gjeta një Shqipëri tjetër”, Basha feston

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur që në shoqërinë e bashkëshortes dhe deputetëve Bardh Spahia e Agron Shehaj, të festojnë festën e Pavarësisë në Milano.

Basha në fjalën e tij, ka falënderuar shqiptarët e Milanos për pritjen dhe u ka uruar atyre festën e Pavarësisë. Kryedemokrati u shprej se, në Milano kishte gjetur një Shqipëri tjetër, ndërsa shtoi se kudo që kishte shqiptarë, ishte një Shqipëri tjetër.