AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 22:35

Ditën biznesmen, natën hajdut i pamëshirshëm! Thesar i vërtetë në vilën luksoze

Ditën biznesmen, natën hajdut i pamëshirshëm! Thesar i

Biznesmen gjatë ditës dhe hajdut i pamëshirshëm gjatë natës. Kjo është fytyra e dyfishtë e Taulant Lekës, 30-vjeçarit shqiptar me banim në Toti a Castagnole.

Ai u arrestua bashkë me dy bashkëpunëtorë të tjerë, po shqiptarë, përkatësisht Mirsad Arci, 31 vjeç dhe Edmir Sadiku, 42-vjeç.

Ata akuzohen për dhjetëra vjedhje të shtëpive javët e fundit në provincën e Trevisos, në veçanti në Vittoriese dhe në Belluno. Patrullat e policisë në zonë ishin vënë në dispozicion të banorëve për shkak të motit të keq.

Ata u kapën pranë urës Busche bashkë me sendet e vjedhura nga katër grabitjet e kryera. Atyre ju gjetën orë Rolex dhe Cartier, bizhuteri të shtrenjta, syze dielli dhe mjete elektronike. Ata vidhnin gjithçka që u dilnin para syve.

Gjithashtu ka identifikuar një vilë luksoze në Treviso, ku ajo ishte fshehur sendet e vjedhura, përfshirë bizhuteri të shumta, unaza martese, gurë të çmuar dhe artikuj të tjerë.

Taulant Leka është bashkëpunëtor i kompanisë Mediatech dhe shiste materiale ndërtimi.

Kompania ka 11 të punësuar dhe në kohët e fundit është përfshirë në disa punë në provincën Belluno.