TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ditë më parë, nga bashkia e Tiranës u shpërnda një kronikë për mediat ku njoftohej se kryebashkiaku kishte zhvilluar një takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve do të shemben pasi preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.
Sot, deputetja Albana Vokshi, publikoi disa foto duke thënë se disa prej të pranishmëve në këtë takim, të cilin Veliaj e cilësoi si takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, ishin policisë bashkiakë dhe jo banorë të zonës në fjalë.
Zyra e shtypit të Partisë Demokratike, ka shpërndarë një njoftim ku bën të ditur edhe emrat e pesë punonjësve të policisë Bashkiake të Tiranës të cilët janë pjesë e takimit me Veliajn.
Sipas zyrës së shtypit në selinë blu, në foton e parë, tre policët bashkiakë janë identifikuar si Gazmend Vathi, Alban Saliaj dhe Sokol Abedini.
Ndërsa, në foton e dytë, Blerim Nela dhe Redi Ruka të cilët janë policë bashkiakë në sektorin e qarkullimit.
