TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefja e misionit të monitorimit të zgjedhjeve, Audry Glover, ka lexuar disa gjetje paraprake të OSBE-ODHIR lidhur me procesin e djeshëm të votimit.
Ky raport paraprak, shigjetonte edhe mediat dhe pronarët e tyre, të cilët për interesat e veta cënojnë autonominë e gazetarëve.
"Ka shumë organe mediatike të cilat janë të pozicionuara me parti politike, si rrjedhojë e interesave të pronarëve të tyre. Kjo shkakton ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë e gazetarëve".
Por raporti bën dhe përcaktimet se nga anuan televizionet e mëdhenj: “Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, Neës 24, e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 është më neutral se mediat private, ku PS-ja u trajtua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral.”- shkruhet në deklaratë e misionit të OSBE-ODIHR
Interesat ekonomike të pronarëve të mediave, janë një nga shkaqet që ka cënuar në Shqipëri jo vetëm autonominë e gazetarëve, por edhe thelbin e misionit të medias në Shqipëri, ku disa individë, i përdorin këto asete, për interesa thellësisht peronale të biznesve të tyre.
/TPZ.al/