TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e OSBE/ODHIR, Audrey Glover, ka lexuar disa gjetje paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, për votimet e mbajtur ditën e djeshme në Shqipëri.
Fillimisht Glover e pa të arsyeshme të shpjegojë se ky mision është i paanshëm dhe pa axhendë të fshehtë, një shqetësim ky i madh dhe në rrije për opozitën por edhe për opinionin publik.
"Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa axhendë të fshehtë. Jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin. Nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, por i vlerësojmë në bazë të përputhshmërisë me angazhimet e OSBE, kombëtare dhe ndërkombëtare. Zgjedhjet e 30 Qershorit, u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë dhe qeveria vendosi të mbajë këto zgjedhje pa opozitën.Në klimën e këtij ngërci politik, votuesit nuk kishin ndonjë mundësi reale për të zgjedhur. Në 31 nga 61 bashkitë, kandidatët nuk patën kundërshtarë. Pati pretendime se qytetarët qenë në presion nga të dyja palët".
Glover tha se largimi i opozitës e limitoi mundësinë e votuesve për të zgjedhur. Gjithashtu ajo foli për dhunë të ushtruar dhe zjarrëvënie.
"Largim i partive politike opozita, e ka limituar mundësinë e votuesve për të zgjedhur. KQZ edhe pse e rriti numrin e garuesve, ka interpretuar ligjin në mënyrë kreative dhe nuk ka qenë gjithmonë transparente. Në total për 61 Bashkitë u regjistruan 97 kandidatë dhe 544 lista për këshillat bashkiakë. Në 31 Bashki kandidatët nuk patën kundërshtarë. Kodi elektoral, parashikon përfaqësim të balancuar në të gjithë nivelet e administratës zgjedhore. Refuzimi i partive opozita për të emëruar anëtarë në KQZ dhe KZAZ dhe interpretimi i ligjit nga KQZ, e ka lënë përfaqësimin politik të administrimi zgjedhor të pa balancuar. Qëllimi i ligjit për të krijuar balancë, nuk u plotësua. Kryetarët e Bashkive të opozitës, i dërguan letra KZAZ për të liruar ambjentet. Kjo coi ë përplasje të dhunshme, zjarrëvënie, shkatërrim të materialeve zgjedhore. Si rrjedhojë KQZ-së, iu desh të ndryshonte vendin e shumë qendrave të votimit".
Glover përmendi edhe standartin e mediave dhe kapjen e tyre për shkak të interesave të pronarëve të tyre.
"Ka shumë organe mediatike të cilat janë të pozicionuara me parti politike, si rrjedhojë e interesave të pronarëve të tyre. Kjo shkakton ndërhyrje të drejtpërdrejtë në autonominë e gazetarëve".
Raporti paraprak i lexuar sot nga Glover nuk pati ndonjë konkluzion konkret apo nuk përmendte faktin se në shumë kuti votimi kanë rezultuar më shumë vota se sa votues, siç raportoi KQZ më parë.
/TPZ.al/