AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 15:23

“30 qershori”, OSBE/ODIHR : Zgjedhësit ishin nën presion

“30 qershori”, OSBE/ODIHR : Zgjedhësit ishin nën presion

Një ditë pas zgjedhjeve të 30 qershorit, misioni i OSBE/ODIHR ka dalë para mediave për të dhënë vlerësimin për procesin, problematikat dhe mangësitë e procesit zgjedhor.

Ambasadorja e OSBE në Shqipërim, Audrey Glover tha se në shumë bashki nuk ka patur garë, pasi Partia Socialiste ishte e vetme në listë. Ajo theksoi mes tjerash se votuesit kanë qenë nën presion nga palët politike.

“Zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur mes mundësive të tjera politike. Në 31 bashki, në 61 gjithsej u kandidua pa garë. Përplasjet politike çuan në pasiguri politike dhe votuesit ishin nën presion. Ajo çka ishte pozitive ishte se votimi u zhvillua në mënyrë paqësore. Ishin zgjedhje me qëllim që zgjedhësit të zgjidhnin krerët e tyre bashkiakë dhe këshillat bashkiakë. Opozita u tërhoq nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me synim rrëzimin e kryeministrit nga detyra. Qysh atëherë opozita zhvilloi protesta, ku disa prej tyre kanë qenë të dhunshme. Kryeministri qe i vendosur të vijonte me zgjedhje me mbështetjen e parlamentin dhe KQZ vijoi me përgatitjet.”-tha ajo.