TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur ish-kryeministri maqedonas është në kërkim policor, kryeministri hungarez Viktor Orban i thur lavde Nikolla Gruevskit. Ndonëse Maqedonia kërkon ekstradimin e Gruevskit, Orban i del në mbrojtje ish-kryeministrit, ndërsa shton se ai është aleat i hungarezëve.
“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ngritëm rrethoja. Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij” -tha Orban.
Gjatë një interviste për radion hungareze Koshut, Orban tha se Gruevski është mik i gjithë popullit të Hungarisë. Po ashtu Orban pohoi se Gruevski është i përndjekur nga organizatat e Xhorxh Soros.