TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 17:00 të pasdites në afërsi të Kasharit.
Mësohet se një lopë në autostradë është bërë shkak i një aksidenti të shumëfishtë, ku janë përfshirë të paktën 7 makina.
Sipas "BalkanWeb", tri automjete që udhëtonin në drejtim të Vorës dhe katër automjete që kishin si destinacion Tiranën janë përplasur me njëra tjetrën, duke bllokuar qarkullimin. Nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale