AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 21:49

VIDEO/ Hodhi kapsollën kundër efektives, momentet e shoqërimit të 18-vjeçarit

Është arrestuar autori i dyshuar se ka hedhur kapsollën kundër polices Ina Nuka, e cila mbeti e plagosur.

“Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë”, shkruhet më tej në njoftim.

Autori qe hodhi kapsollen kunder polices

NJOFTIMI I POLICISË

Kapet autori i dyshuar i plagosjes së efektives së “Shqiponajve”

Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka.

Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.