AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 22:54

‘Dosja 339’/ Rama merr sërish në mbrojtje Dakon: Të gjithë bëjnë virgjëreshën, por ...

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që ti shërbejë deri në fund krimit dhe kriminelëve.

Ndërsa diskutohej në emisionin ‘Java’ për ‘Dosjen 339’ ku është i akuzuar kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, për lidhje me kriminelët Avdulaj l, kryeministri Edi Rama ka marrë sërish në mbrojtje Dakon ndërsa ka sulmuar të pranishmit në studio.

“Unë nuk di dosjen 330 ca është ajo, unë di atë që doli dhe u propagandua sikur u zbuluan një organizëm kriminal me në krye kryetarin e bashkisë. Mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat. Të gjithë këtu bëjnë virgjëreshën, të gjithë këtu bëjnë të paditurin”, u shpreh ai.

Emisioni “Të Paekspozuarit”, ka publikuar tre përgjime që tregojnë mardhënien e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, me anëtarët e bandës së dyshuar të Shijakut. Në këto biseda diskutohet se si do blihen votuesit, falenderimi i Dakos për Avdylët dhe dëshmohet mardhënia e afërt e kryebashkiakut të Durrësit me këta persona.

1

Përgjimi i parë mban datën 24 Qershor 2017, vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Biseda zhvillohet mes Altin Avdylit, alias Niçja dhe një personi të paidentifikuar. Ata flasin për pazare votash dhe personi i paidentifikuar i thotë Niçes, që ti kërkojë para “Vangjushit”, që 6 persona të votojnë. Pra, në këtë bisedë flitet për blerjen e votave.

2

Përgjimi tjetër i publikuar nga “Të Paekspozuarit”, është një bisedë e zhvilluar mes Vangjush Dakos dhe Niçes, në datën 27 Qershor 2017, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Në këtë bisedë, Vangjush Dako kërkon të falenderojë kreun e dyshuar të bandës, Astrit Avdyli.

Pas publikimit të këtyre përgjimeve, Vangjush Dako ka ngritur alibinë se ai komunikon rregullisht me të gjithë zgjedhësit dhe qytetarët e Durrësit dhe se ka dashur ti falenderojë Avdylët për kontributin e tyre në fushatë.

3

Por, kjo alibi e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, rrëzohet nga një përgjim i tretë i publikuar nga “Të Paekspozuarit”. Ky përgjim, është një bisedë e zhvilluar mes Vangjush Dakos dhe Niçes, në 20 Shkurt 2017, pra rreth katër muaj përpara zgjedhjeve, çka tregon se mes Dakos dhe Avdylit, ka një mardhënie të afërt dhe që zgjat në kohë, ndryshe nga ç’pretendon kryebashkiaku i Durrësit.

/TPZ.AL/