AKTUALITET, 24 Nëntor 2018, 09:39

Kishte lidhje me mafien, konfiskohet pasuria me vlerë 1.5 mld euro

Kishte lidhje me mafien, konfiskohet pasuria me vlerë 1.5 mld euro

Anti-mafia italiane ka sekuestruar me urdhër të gjykatës së Trapanit pasurinë e ish-pronarit të Valtur.

Pavarësisht se ky i fundit ka ndërruar jetë dy vite më parë, anti-mafia ka konfiskuar pasurinë e tij e cila arrin mbi një miliard e gjysmë euro.

Mediat italiane shkruajnë se kjo pasuri është vënë edhe falë lidhjeve me familjen mafioze të Castelvetrano-s, të udhëhequr nga Matteo Messina Denaro, i cili ndodhet në arrati. TPZ.AL