AKTUALITET, 23 Nëntor 2018, 22:48

“I kam 40 milion euro”, Agron Shehaj rrëfen shifrat marramendëse të pasurisë së tij

“I kam 40 milion euro”, Agron Shehaj rrëfen shifrat

Agron Shehaj, biznesmeni dhe deputeti i PD, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, prej nga ku ka folur për çështje të ndryshme të aktualitetit dhe disa detaje nga jeta private.

Në një moment në studio është hapur tema e ndërtimit të Unazës së Madhe, një projekt që për 2 km rrugë do të kushtojë 40 milion euro, para me të cilat Shehaj tha se mund të ndërtohet shumë mirë aeroporti i Vlorës.

“Me 40 milion euro mund të bëhet aeroporti i Vlorës dhe qyteti do të mbushet me turistë”, është shprehur Shehaj.

“A i ke aq para në llogarinë tënde? Sepse në media është spekuluar shumë, thuhet se ke kaq para”, e ka pyetur Çani deputetin.

“Mund të jetë e vërtetë pak a shumë, unë i kam deklaruar gjërat”, u përgjigj Shehaj.

“40 milion euro janë shumë?”, e pyeti Çani. “Janë shumë fare, sidomos në një vend të varfër si Shqipëria”, përfundoi deputeti.