TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Ka humbur jetën, në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti shqiptar nga Gradeci i Gostivarit Ermir Zulbeari. Një lajm i trishtueshëm ky për të gjithë të apsionuarit e futbollit në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.
I ndjeri, vuante nga pneumonia dhe pas një jave i shtrirë në klinikën e Shkupit, i ishin shfaqur probleme edhe me zemër. Mjekët konstatuan se ish-futbollisti ka qenë i prekur edhe nga koronavirusi.
Zulbeari qenë lojtar i KF Gradeci, ekip të cilin më vonë e drejtoi për disa sezone. Ai do të mbahet mend si dashamirës i madh i sportit. Ermiri Ishte baba i 3 fëmijëve, para 7 muajve ishte bërë baba për së treti.