AKTUALITET, 31 Tetor 2018, 12:03

Opozita "PO" pjesëmarrjes në zgjedhje, Meta nis konsultat për caktimin e datës

Opozita "PO" pjesëmarrjes në zgjedhje, Meta nis konsultat

Pas konfirmimit të opozitës se do te marre pjesë në zgjedhjet vendore, Presidenti Meta ka nisur konsultimet me krerët e grupeve parlamentare për dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Aktualisht Meta është ne takim me Kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa në 11:45 do të jetë në takim me kreun e grupit të PD, Edmond Spaho.

Sipas Kodit Zgjedhor, caktimi i datës se zgjedhjeve bëhet 9 muaj përpara mbarimit të mandatit të kryetareve të qeverisjes vendore.

Zgjedhjet e fundit vendore u zhvilluan në 25 qershor 2015 dhe pritet që data e zgjedhjeve të reja të jetë një nga dy të dielat e fundit të qershorit 2019, praktikisht 23 ose 30 qershor.