AKTUALITET, 16 Janar 2019, 16:45

Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në Amerikë

Çifti nga Tirana grabit 500 mijë euro prona dhe arratisen në

Një çift bashkëshortësh kanë arritur që me anë të mashtrimit të vjedhin prona me vlerën e 500 mijë eurove.

Pas zbulimit të kësaj afere, çifti Çala besohet të jenë arratisur në Amerikë.

Ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë.

Për këtë arsye, prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj tyre nën akuzën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Kërkesa e Prokurorisë

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Bashkim Çala, lindur ne Berat dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të renda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i KPP, ndaj shtetasit: Fiqirete Çala, lindur dhe banues ne Tirane, i padënuar, për veprën penale të “Mashtrim me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nen 143/3 i Kodit Penal.