AKTUALITET, 16 Janar 2019, 17:11

Pacolli, kundër Haradinajt: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

Pacolli, kundër Haradinajt: Të hiqet taksa ndaj Serbisë

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është shprehur kundër qëndrimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërsa ka kërkuar heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Sipas Pacollit, qeveria kosovare nuk mund të refuzojë kërkesën e SHBA-ve për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Pacolli tha se do të bisedojë me Haradinajn për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.

Mes të tjerash ai tha në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, “do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë”.