TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimet për qytetarët dhe avokatët në gjykatat e Fierit, Vlorës dhe Lushnjës kanë pësuar një bllokim mëngjesin e sotëm, pasi sekretariati dhe e gjithë administrata gjyqësore kanë hyrë në bojkot.
Burime bëjnë me dije se proceset gjyqësore janë pezulluar për shumicën e dosjeve dhe do të zhvillohen vetëm seancat me karakter urgjent.
Prapaskena e këtij bojkoti lidhet me ngërçin e krijuar për pagat e muajit gusht për magjistratët, një përplasje institucionale mes pushtetit gjyqësor dhe ekzekutivit që ka bllokuar çeljen e fondeve nga Thesari, duke lënë pa pagesa edhe punonjësit e administratës mbështetëse.
Pas bllokimit të shërbimeve në Gjykatën e Tiranës, reagimi i sotëm i punonjësve në Fier, Vlorë e Lushnje tregon përshkallëzimin e kësaj krize në të gjithë sistemin e drejtësisë, ndërsa kërkohet zgjidhje urgjente për ekzekutimin e listëpagesave.