TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ema, ashtu si edhe bashkëmoshatarët e saj, do të nisin klasën e parë më 14 shtator.
Vajza, e cila për shkak të ndryshimit të vendbanimit të familjes po haste vështirësi për regjistrimin në shkollë, falë mbështetjes së ndihmës juridike falas ka arritur të plotësoi dokumentacionin dhe të regjistrohet.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ndau historinë e Emës dhe familjes së saj, e cila trokiti në zyrën e ndihmës juridike falas që ofron Ministria e Drejtësisë.
Gogu bëri të ditur se nëna e vajzës, për shkak të rrethanave të vështira familjare, ishte detyruar të ndryshonte banesë dhe nuk po arrinte të plotësonte dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Emës në shkollë.
Nëna iu drejtua Zyrës së Ndihmës Juridike Falas në Tiranë, e cila ndoqi çështjen dhe kontribuoi në zgjidhjen e pengesës, duke bërë të mundur regjistrimin e vajzës.
“Sot takova nënën e saj. Folëm për këtë problem që mori zgjidhje, por edhe për të tjerat që ende presin përgjigje”, shkroi Gogu në një postim në rrjetet sociale.
Ministri theksoi rëndësinë e shërbimit të ndihmës juridike falas për qytetarët që përballen me problematika administrative dhe ligjore.
“Sepse për një institucion mund të jetë një procedurë. Për një nënë është halli i fëmijës së saj. Një hall më pak për të. Një fillim i ri për Emën”, u shpreh Gogu.