AKTUALITET, 23 Prill 2020, 19:18

Operacioni i Hashim Thaçit, Meta: Shërim të shpejtë! Mbështetje familjes së tij të dashur

Operacioni i Hashim Thaçit, Meta: Shërim të shpejtë!

Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale, për gurët në veshka, vjen edhe reagimi i Presidentit Ilir Meta.

Ai i uron homologut Thaçi shërim sa më të shpejtë dhe shëndet sa më të plotë.

Kreu i shtetit shqiptar, thotë se në këto momente i qëndron pranë familjes së tij, ndërsa vlerëson edhe profesionalizmin e mjekëve që kryen ndërhyrjen.

STATUSI I PLOTE

I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time.

Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar.