AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 17:19

Operacion antidrogë mes Shqipërisë e Greqisë, dyshohet për një kontenier me kokainë në Durrës

Operacion antidrogë mes Shqipërisë e Greqisë, dyshohet

Policia ka nisur kontrollet në kontenierët që ndodhen në portin e Durrësit, pasi dyshohet se në një prej tyre ka kokainë.

Mësohet se kontrollet po kryhen nga një grup agjentësh të sektorit antidrogë të shoqëruar nga Prokurori i Krimeve të Rënda.

Si pasojë e operacionit mësohet se një person është ndaluar dhe tre prej tyre janë shpallur në kërkim.