AKTUALITET, 20 Shkurt 2018, 09:17

I shpallur në kërkim, arrestohet në Qafë Thanë për tu ekstraduar, emri

I shpallur në kërkim, arrestohet në Qafë Thanë për

Remzi Emruli 45 vjeç me banim në Tetovë të Maqedonisë është arretuar sot në Qafë Thanë me qëllim ekstradimin e tij drejt Kroacisë.

Ai është i denuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Zagrebit-Kroaci, me vendim nr 5.K-1634/17-24, të datës 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Penal Kroat.