SPORT, 11 Tetor 2020, 12:27

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi shpallet kampion bote, hedh në tapet kundërshtarin në raundin e tretë

Boksieri shqiptar Robin Krasniqi shpallet kampion bote, hedh në tapet


Robin Haxhi Krasniqi është kampioni më i ri i botës në boks për peshat e mesme.

Boksieri shqiptar ka përjetuar një mbrëmje magjike dje, teksa i shoqëruar në ring me këngën “Kuq e Zi”, ia ka dalë të mposhtë kundërshtarin në raundin e tretë falë një të djathte, e cila bëri që arbitri t’i jepte fund para kohe sfidës, ndërsa në anë tjetër të ringut boksieri shqiptar që garon nën flamurin e Gjermanisë, shpërtheu në festë.

Për t’u theksuar se edhe pak më parë kundërshtari i Krasniqit u rrëzua nga goditjet e shqiptarit, megjithatë goditja finale nuk vonoi.

Kështu në kategorinë WBA ka një kampion të ri botëror dhe ai është pikërisht Krasniqi.