LIFESTYLE, 29 Qershor 2020, 16:12

“O ta hëngsha piii, e ti më hëngsh kaaaa”, kënga e reperit shqiptar, që ka tërbuar rrjetin dhe shqetësimi i Elton Dedës

“O ta hëngsha piii, e ti më hëngsh kaaaa”, kënga
Reperi shqiptar Mozzik, tri ditë më parë ka publikuar një këngë me titullin Madonna.

Kënga ka 4.6 milionë shikime, vetëm në tri ditët e para.

Por, ajo ka shkaktuar debate të forta, për shkak të tekstit të saj.

Përveç mediokër, ai është edhe banal, ndërkohë që fjalët nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Ditën që kjo këngë dilte në treg, këngëautori i njohur Elton Deda, fliste për keqkatandisjen e muzikës shqiptare.

Ne kemi shumë pak këngë që kanë një poezi të mirë, shumica e atyre që qarkullojnë janë tepër vulgare. Është e frikshme sepse kur flasim për artin, flasim për formën më të lartë të estetikës njerëzore.

Tregu i lirë nuk ka nevojë të frenohet, tregu i lirë rregullohet me ndërgjegjësimin edhe të muzikantëve edhe të politikave.

Aktivitetet duhet të fillojnë nga morali, në fund të fundit ka shumë moral brenda, arti jep mesazhe përmes tij. Shumica e njerëzve janë të lodhur, të varfër dhe arti jep mesazhe për t’ja pakësuar këto.

Në çdo klub që shkojnë servilet e njëjta muzikë. Duhet ndryshuar mentaliteti, ka gjëra të reja në këtë botë, ka gjëra shumë të bukura, nuk është vetëm një model.

Kemi gjetur model të keq, këngët që dëgjojmë në radio kanë të njëjtin beet, të njëjtin tekst, të njëjtën muzikë, si turke e përzier me otoman dhe kjo nuk është e mirë nëse do shohim civilizimin perëndimor”, shprehej Elton Deda.

Mozzik është shembulli më i mirë i shqetësimit të tij, pasi ndërkohë, ai është një ndër këngëtarët më të ndjekur në trevat shqiptare, pavarësisht teksteve mediokre dhe muzikës tallava.

Mjafton të dëgjoni këngën e fundit të tij.

Për të mos folur pastaj për Stresin, Noyzin e me radhë, që nuk kanë lidhje fare me muzikën, por ndërkojë janë më të ndjekurit dhe të kërkuarit nga rinia shqiptare.