AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 20:41

‘O si nuk kam një grusht të fortë, këtij sistemi të kalbur në zemër me ia ngjesh…’, studentët vazhdojnë protestën para Kryeministrisë

Një grup studentësh vijojnë protestën tashmë përballë Kryeministrisë. Ata bëjnë thirrje se do të qëndrojnë gjithë natën poshtë zyrës së Ramës.

Studentët u ndanë në tre grupe pas zhvendosjes nga Ministria e Arsimit. Ata i kishin lënë Ramës ultimatum deri në orën 16:00 për të përmbushur kërkesat e tyre, ndërsa kreu i qeverisë i ka ftuar për dialog.