TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mesazhit të kryeministrit, Edi Rama në Twitter për studentët, ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu. Ai kërkon nga kryeministri t’i plotësojë kushtet studenteve, ndërsa shton se ata do i plotësojnë vetë pas rrëzimit të tij.
Nga ana tjetër, deputeti demokrat e cilëson tentativën e Ramës për të kapur protestën si të shëmtuar dhe të shpifur.
“Tentativa e Edi Ramës për të kapur protestën e studentëve është SHËMTUAR dhe e SHPIFUR.
O zotëri, njësoj si eterit e tu komunist nuk kapen dot studentët e dhjetorit 90, njësoj edhe ti s’do kapësh dot studentët e dhjetorit 2018.
Një rrugë ke:
Plotëso KUSHTET.
Ose i plotësojnë vetë ata pasi të të heqin ty nga zyra”, shkruan Balliu.