AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 20:06

Fier, po e merte rrjedha e lumit, shpëtohet 51-vjeçarja

Fier, po e merte rrjedha e lumit, shpëtohet 51-vjeçarja

Policia dhe qytetarët kanë shpëtuar një grua të cilën po e merrte rrjedha e lumit në Fier

Në datën 11.12.2018, rreth orës 16:15, në vendin e quajtur “Çeligrad”, 2 punonjës policie konstatuan se në ujërat e lumit Seman, ishte duke u mbytur shtetasja M.T, 51 vjeçe, banuese në Fier.

Menjëherë punonjësit e policisë shkojnë në ndihmë të kësaj shtetaseje dhe në bashkëpunim me qytetarët bëjnë të mundur shpëtimin e saj.

Shtetasja M.T u dërgua me ambulancë në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.