AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 20:12

Mbyllet protesta: Nuk ka përçarje mes nesh, nesër do të ketë përshkallëzim

Mbyllet protesta: Nuk ka përçarje mes nesh, nesër do të

Pas rreth 10 orësh protestë, studentët janë drejt mbylljes së protestës.

Protesta e studentëve, tashmë është e shpërndarë në tre vende. Disa vazhdojnë ende në Ministrinë e Arsimit, disa të tjerë tek “Zog u Zi” dhe një grup tjetër janë para godinës së Kryeministrisë.

Dy studentë që ndodhen para “Ministrisë së Arsimit”, kanë dhënë një prononcim për News 24, duke thënë se nuk ka përçarje mes tyre por disa kanë vendosur të qëndrojnë aty dhe të tjerë janë nisur për në dy vendet e tjera.

Ndërkohë, studenti tjetër është shprehur se mes tyre ka dhe studentë që janë të anëtarësuar në parti politike, dhe përpiqen të përçajnë protestën.

Protesta e sotme është drejt mbylljes, që u komunikua dhe në megafon para Ministrisë së Arsimit, për të vazhduar nesër me përshkallëzimin më tej të saj.