TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të ultimatumit që studentët i vendosën kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të tyre, protesta e tyre është përshkallëzuar.
Studentët janë ndarë në 3 grupe, një para Ministrisë së Arsimit, një para Kryeministrisë dhe një tjetër tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.
Studentët para kryeministrisë shprehen se ato nuk kanë më punë para ministrisë së Arsimit, ndërkohë që paralajmërojnë kryeministrin se do të përshkallëzojnë protestën.
“Kryeministri ja kemi krijuar lehtësinë, i kemi ardhur këtu pranë.
Nuk di të them se çfarë do të ndodhë. Por tek ministria e Arsimit mbaruam punë dhe tani jemi vendosur këtu tek kryeministria. Kjo ishte një strategji e jona për të bllokuar rrugët. Pasi kjo është një tallje, dhe qeveria nuk po na jep një zgjidhje.
Duam zgjidhje. Protesta do të përshkallëzohet dhe më shumë. Do të bllokohen disa pika. Nuk jemi të përçarë. Ne duam të kemi një protestë sa më paqësore.
E kam thënë vazhdimisht jemi me kauzën e vërtetë dhe nuk ka pse të ketë përçarje.”- u shprehen studentët.