AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 20:23

Dy zv.ministra i bashkohen fushatës në mbështetje të Ramës në ‘Facebook’

Prej disa ditësh po qarkullojnë mesazh nga kupola drejtuese e Partisë Socialiste, të cilët u kërkojnë militantëve dhe jo vetëm, të bëjnë komente pozitive në favor të kryeministrit Rama në ‘Facebook, në një kohë që protesta masive po organizohen nga studentët.

Pjesë e fushatës për të përmirësuar imazhin e kryeministrit është bërë zëvendës ministrit i Transporteve, Artan Shkreli dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, të cilët kanë reaguar pas një statusi të kryeministrit në rrjetin social, ku shkruante se ishte gati të plotësonte kërkesat e të rinjve.

Artan Shkreli: “Nëse studentët nuk pranojnë dialogun, dmth se organizatoret nuk duan zgjidhje për motive që nuk kanë të bëjnë me kërkesat e tyre; gjë që shpie në rrjedhimin logjik se eventualisht studentet janë të instrumentalizuar. Kur ta kuptojnë mund të jetë vonë”, shkruan ai.

Petro Koçi: “Duhej kjo shkundje nga studentet qe te mund te ndërmerrej një reformë që shkallmon kalbjen në sistemin universitar. Po ta bënte Kryeministri nga lart do paragjykohej si arrogance, diktature, ndërhyrje në autonominë universitare etj.

Tani ka një shans të shporret korrupsioni dhe padija nga universitetet tona. Për këtë duhet komunikim i mençur dhe këmbëngulje për kritere europiane! Dhe ti themi jo arrogancës se kujtdo!”, shkruan ai.