AKTUALITET, 11 Dhjetor 2018, 19:39

“Kjo është koha juaj për të bërë historinë për Shqipërinë dhe… “, Ambasadorja e SHBA jep mesazhin e rëndësishëm

“Kjo është koha juaj për të bërë

“Shqipëria ka qenë në pritje të këtij çasti prej kohë të gjatë. Ju e keni pritur këtë”.

Këto ishin fjalët e të Ngarkuarës me Punë në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë Moses-Ones, në Mbledhjen e Zgjedhjes së Anëtarëve të KLP-së.

“Unë nuk dua t’i heq gjë këtij çasti me një fjalim të gjatë. Kjo është koha juaj për të votuar. Kjo është koha juaj për të bërë historinë për Shqipërinë dhe botën.

Kjo është koha juaj për t’i dhënë njerëzve të Shqipërisë sistemin e drejtësisë që meritojnë dhe që kërkojnë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë ndihmuar Prokurorinë e Përgjithshme për rregullat e votimit dhe fletën e votimit; jemi të kënaqur që ky proces do të jetë i drejtë dhe profesional.

Si dhe dua që ta dini se Shtetet e Bashkuara janë me ju, se ju nuk jeni vetëm. Pasi të ngrini sot këtë Këshill, ne do t’ju ndihmojmë në punën tuaj.

Ne gjithashtu do t’ju ndihmojmë të krijoni SPAK-un dhe BKH-në. Shtetet e Bashkuara i marrin shumë seriozisht reformat që po bën Shqipëria dhe jemi të kënaqur të festojmë arritjet tuaj të sotme”, u shpreh ajo.