AKTUALITET, 8 Prill 2019, 12:37

'O policë! Thojini atij kapedanit, s'jam për parti këtu, po për shtëpinë e fukarait! Na u ngjall Enveri!'

'O policë! Thojini atij kapedanit, s'jam për parti

Një nga banorët e Bregut të Lumit, një burrë rreth 60 vjeç, i është drejtuar me përgjërim Policisë dhe ka tentuar t’u prekë zemrat, efektivëve që e kishin rrethuar.

“O njeri nuk jam për parti këtu, as për Partinë Demokratike, as për Partinë Socialiste, as për LSI! Jam për shtëpinë time këtu, jam për shtëpinë time!

Po prishni shtëpinë e fukarait or ti. Po i thoni ore atij kapedanit. Nëse keni takat të na vrisni, të na mbysni...Po ku të shkojmë me fëmijë morë?

A i sheh, ku të shkojmë?!”

Gruaja e tij nga ana tjetër, me të birin adoleshent, thirri: "A do të rrojë fëmija e tij?! Po fëmija im, ku? Si?! Na u ngjall Enver Hoxha!”.