TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kjo foto është e para që është prekur nga ai që konsiderohet si ligji i censurës në Rusi, që hyri në fuqi të premten e kaluar. Në kolonat e Ministrisë së Brendshme rajonale të Yaroslav, shkruhej “Putin Gay”.
Pavarësisht se u përhap me shpejtësi, fotoja u hoq po ashtu shumë shpejt nga rrjetet sociale dhe portalet.
Fotoja shkel ligjin e ri që dënon deri në 15 ditë burg të gjithë ata që përhapin materiale fyese për qeverinë. Agjencia Roskomnadzor, e ngritur për monitorimin e internetit në bazë të këtij ligji i dërgoi një letër portalit “Tjournal”, që ishte burimi i fotos ku i kërkoi heqjen e menjëhershme, duke e kërcënuar me pasoja.
Pesë portale me qendër në Yaroslav u mbyllën pasi shkelën këtë ligj, ndërsa dhjetëra të tjera kanë hequr foton.
Veç këtyre materialeve, një tjetër ligj i miratuar së fundi parashikon pasoja të rënda edhe kundër atyre që do të konsiderohen lajme të rreme.