TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra familje tek Bregu i Lumit kanë dalë sot në mes të shiut për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga fadromat që u ka dërguar në derë bashkia e Tiranës.
Shtëpitë do të prishen për të vijuar projektin e bulevardit të ri, por banorët nuk janë dëmshpërblyer edhe pse bashkia ka bërë vlerësimin teknik dhe ua njeh dëmshpërblimin.
Policia dhe IKMT kanë shkuar për të shembur shtëpinë, por banorët që ende nuk kanë marrë asnjë lek për t’u strehuar, kërkojnë që më parë të zbatohet VKM-ja që shteti ka miratuar vetë.
Janë 204 shtëpi që janë legalizuar dhe duhet të dëmshpërblehen.
