TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër prishjes së fidanishtes së këtij universiteti. Ata kërkojnë që të ndërpriten punimet për ndërtimin e shkollave në këtë hapësirë, pasi sipas tyre kjo është një absurditet.
Një prej studentëve ka deklaruar se ata kanë bojkotuar mësimin duke kërkuar ndërprerjen e punimeve.
“Në kemi tre ditë që protestojmë dhe kemi dalë në protestë, protesta nuk do ndalojë. Me mbështetjen e Rektorit dhe të stafit pedagogjik do të vijojmë protestën dhe të ndalim këtë gjë që po ndodh. Të ndërtosh një kompleks shkollash këtu është absurditet dhe e pa logjikshme, ata kanë shkelur rregullat dhe ligjin. Kanë vendosur rrethimin pa asnjë lajmërim. Ne presim mbledhjen që po bën stafi akademik dhe ne do të vijojmë protestën, pasi kemi pasur dhe një bojkot masiv. I bëjmë thirrje të gjithë studentëve që të vijnë të na bashkohen këtu, se kjo gjë mund të ndodh dhe në fakultet e tyre.
niversiteti është i joni nuk është as i Lali Erit dhe as i askujt tjetër. Veliaj është një fasad, pasi del në media si një njeri që mbjell pemë, por ai po betonizon UBT-në”, u shpreh një student.
Ndërkohë në ambientet e UBT po vijohet një mbledhje e stafit pedagogjik, ku po diskutohet për vijimin e kësaj proteste. Në një postim në Facebook, pedagogu Jamarbër Malltezi, ka publikuar një foto nga mbledhja dhe shkruan: Stafi akademik ne UBT duke diskutuar për përdhosjen që i është bërë territorit. Pedagoget duke vendosur për (1) proteste, (2) bojkot mësimor, (3) marrshim proteste nga UBT, etj.
Sot është dita e tretë e protestës të studentëve e pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ata janë kundër prishjes së fidanishtes në këtë korpus universitar për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare.
Veliaj e quajti protestën një turp, pasi sipas tij aty po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonën. Ndërsa Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit e ka quajtur si të paligjshme prishjen e fidanishtes pasi ajo sipas tij është ambient mësimor.