AKTUALITET, 8 Prill 2019, 10:40

Shtyhet sërish seanca për Shullazin, ja çfarë ndodhi sot

Shtyhet sërish seanca për Shullazin, ja çfarë ndodhi sot

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka shtyrë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit të Shullazit Vladimir Meçe.

Avokati me anë të një raporti njoftoi mungesën e tij në seancë për shkaqe shëndetësore.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg. Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg.

Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT.