AKTUALITET, 8 Prill 2019, 11:54

“Është koha për kompromis”, ambasadori i BE apel Qeverisë dhe Opozitës: Duhet të takoheni në…

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përsëritur sot thirrjen për kompromis mes opozitës dhe qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, ai ka theksuar se “Tani është koha për kompromis, kompromis do të thotë që Qeveria dhe opozita takohen në mesin e urës”- duke shtuar se “ura ekziston thjesht duhet gjendur”.

Duke folur për reformën zgjedhore, ambasador ka nënvizuar domosdoshmërinë për marrjen e masave në respekt të zbatimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Reforma zgjedhore mund të kryhet me ndryshime legjislative, por edhe me hapa që ndërmerren nga ana e qeverisë, e kemi ftuar qeverinë të marrë masa, p.sh për shitblerjen e votave. Kur them që ka disa gjëra që mund të bëhen nga Qeveria në këtë fushë, dhe këto janë gjërat që opozita i ka kërkuar, ka të bëjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR, disa kërkojnë ndryshime legjislative dhe të tjera ndërhyrje nga qeveria”- tha ai.

Me heret, Soreca, gjate fjales ne aktivitetin për ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë, tjeksoi se BE kembengul ne luften kunder korrupsionit. “Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte. Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse ne vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE”- tha ai.

Sipas tij, “Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE”.