AKTUALITET, 8 Prill 2019, 11:13

LAJM I FUNDIT/ Gurë dhe përplasje te Bulevardi i Ri, banorët kyçen në shtëpitë që do të shemben

LAJM I FUNDIT/ Gurë dhe përplasje te Bulevardi i Ri, banorët

Projekti i Unazës së Madhe në kryeqytet është shoqëruar me përplasje të shumta mes banorëve të shtëpive që preken dhe punonjësve të IKMT-së.

Mëngjesin e sotëm ka një situatë të tensionuar pranë zonës së Stacionit të Trenit, ku planifikohet që të prishen 38 godina. Banorët janë duke bërë rezistencë, dhe duket se kushtet e motit, e bëjnë edhe më të vështirë situatën, për shkak se qytetarët janë gjetur të pa paralajmëruar.

Banorët po tentojnë që të hyjnë në banesa, në mënyrë që të mbrojnë godinën me trupat e tyre, ndërsa në zonë ka një numër shumë të madh punonjësish të policisë.

Një pjesë e grave kanë marrë në duar dhe gurë, ndërsa thonë se nga banesat e tyre do të dalin vetëm si kufoma.

Një prej qytetarëve u shpreh se banesa e tij ishte vlerësuar nga ana e Bashkisë me një vlerë prej 75 milionë lekë të vjetra, mirëpo nuk i është dhënë asnjë dëmshpërblim, pasi sipas tij paratë e Buxhetit për këtë aks janë vjedhur.

Nga ana tjetër banorët thonë se vetëm 7 familjeve iu ka shkuar lajmërimi se shtëpia e tyre do të prishej.