TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Goditet banda e hajdutëve të banesave në Itali. Mediat italiane raportojnë se kanë vënë në pranga dy persona, një shqiptar dhe një rumun, pjesë e një bande grabitësish që ishin bërë tmerr në Giaveno dhe rrethinat.
Arrestimet janë bërë me urdhër të Gjykatës së Torinos, ndërkohë që tre të tjerë pritet të vihen në pranga.
Sipas policisë janë dokumentuar së paku 20 vjedhje të kryera në mes të tetorit dhe nëntorit 2018 në komunat e Giaveno, Avigliana, Rivoli, Venaria Reale, Beinasco, Mappano dhe San Mauro Torinese.
“Kujdes, do të vjedhim vetëm banesat e të pasurve”.
Kjo ka qenë porosia e kapos së bandës, pasi më parë evidentoheshin dhe mbahen nën mbikëqyrje banesat dhe pronarët e tyre, për të pasur nën kontroll situatën dhe grabitjet bëheshin gjatë natës.
Policia i ka zbuluar nga kamerat e sigurisë, duke dokumentuar kështu edhe gjithë mënyrën se si vepronin grabitësit.