AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 19:35

Nuk zgjat shumë festa e Tiranës, “Demat e Kuq” barazojnë shifrat

Nuk zgjat shumë festa e Tiranës, “Demat e Kuq”

Pas pjesë së parë, e cila u mbyll pa gola mes Partizanit dhe Tiranës, e dyta ka nisur ndryshe, pasi të besuarit e Ardian Memës kanë kaluar në avantazh kundrejt “Demave të Kuq” me gol të shënuar nga djali i Presidentit, Grent Halili.

Goli u shënua në minutën e 50’, ndërsa Partizani duket se është vënë në diktatin e kampit bardheblu, pasi pjesa e dytë ka nisur me më shumë agresivitet nga Tirana, por gëzimi ka zgjatur pak kohë pasi djemtë e Skënder Gegës kanë barazuar shifrat në 1-1.

Autori i golit të barazimit të sfidës ishte Hebaj, i cili në minutën e 66’ mposhti portierin e Tiranës duke rihapur sërish derbin e kryeqytetit.