TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga të policisë italiane me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe posedim armësh.
Siç raportojnë mediat fqinje, shqiptarët e arrestuar kishin fshehur mes pemës së krishtlindjeve nëntë kilogramë kokainë, katër pushkë gjysmë automatike si dhe katër automatikë të njohur si “Skorpion”.
Kamioni ku u gjetën armët dhe droga ishte nisur nga Holanda dhe kishte si dentinacion Shqipërinë. Shqiptarët e kapur janë të moshave 40 dhe 54 vjeç, ndërsa sasi e drogës nëse do dilte në treg do të kapte shumën e 10 milionë eurove, raporton "Ansa".
Dy shqiptarët janë dërguar në burgun e Bonzalos, ndërsa priten të dalin shumë shpejt para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë.