AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 18:23

Makina përplaset me trajlerin, plagosen dy persona në Lezhë

Makina përplaset me trajlerin, plagosen dy persona në Lezhë

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Pacram-Mabe, ku një makinë tip "Mercedes Benz" është përplasur me një trajler.

Makina ka dalë jashtë asfaltit dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës.

Aksidenti ka ndodhur në zonën ku ndahet Lezha me Shkodrën.