AKTUALITET, 30 Nëntor 2018, 16:32

“Prokuroria nuk na ka marrë në pyetje”, flet gruaja e punonjësit të Albetrolit që humbi krahun në punë

“Prokuroria nuk na ka marrë në pyetje”, flet gruaja e

Tefta Gropa, bashkëshortja e 48-vjeçarit Ali Gropa, punonjësi i Albpetrol i cili humbi krahun e tij në punë, në një intervistë për Fax News u shpreh se askush nuk nga prokuroria nuk është interesuar për këtë ngjarje.

Ajo tregon e tronditur se bashkëshorti i saj ka prerë dorën komplet, ndërkohë që shton se kompania ka mbuluar shpenzimet e spitalit.

Po ashtu ajo rrëfen se gjëndja e bashkëshortit të saj është shumë e rënduar psikologjikisht dhe nuk është në gjendje që të komunikojë.

“Dora i është prerë komplet, nuk kishte mundësi për ta rikthyer në gjëndjen e mëparshme. Deri më sot nuk kam gjë kundër tyre. Kompania është interesuar, por dorën nuk ja kthen njeri.U aksidentua në punë, shokët e dërguan në spital me mjete rrethanore.

Fillmisht e çuan në spitalin e Vlorës dhe më pas në Tiranë. Shpenzimet i mbuloi kompania. Nuk jam në gjendje të flas sepse e kam mendjen tek halli që më ka rënë. Jam e tronditur nuk flas dot. Jo nuk ka ardhur asnjë prokuror apo polic. Ato të kompanisë janë të interesuar. Bashkëshorti nuk është në gjendje të komunikojë. Ai është keq. Atij i dalin lotët nga halli që i ra. Kam dy vajza dhe i kemi sytë nga ai, mbante familjen.”– u shpreh Tefta Gropa.

Ndërkohë vajza e Ali Gropës shprehet se ngjarjen e ka marrë vesh nga i ati, dhe po sipas saj askush nga firma nuk ështe interesuar për to.

“Më mori babi në telefon dhe më thotë se e humba dorën, e preva. Jo nuk ka ardhur asnjë person nga firma.”- shprehet e tronditur vajza tij.