TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj thotë se kryeministri Edi Rama doli në favor të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, në momentin që mori në mbrojtje presidentin Hashim Thaçi.
“Rama mbështeti teorinë e Thaçit për shkëmbim territoresh. Ne kuptuam qartë se Rama me mbështetjen që i bëri me gjuhë vulgare, është në mbështetje të lëvizjes së territoreve për të krijuar një Kosovë të pastër etnike.”, tha Mustafaj në rubrikën ‘Opinion’ në News 24.
Sa i përket taksës 100% për importet serbe, Mustafaj tha se sulmet e Serbisë ndaj Kosovës meritojnë një qëndrim politik. “Serbia duhet të jetë edhe partner politik i Kosovës, jo vetëm ekonomik”, tha ish-ministri.
Mustafaj kritikoi edhe punën e diplomacisë kosovare, duke e konsideruar pasive, ndërsa nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, kërkoi të mos sillet si shpëtimar i shtetit.