TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja Anxhela Peristeri është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku gjenden më pranë ndjekësve të saj me foto dhe video nga jeta private.
Së fundmi një komentuese i ka shkruar këngëtares në një foto, se iu duk si juristja e njohur e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, ndërsa shprehej se të gjitha (të famshmet) janë bërë njësoj.
“Mu duk si Eni Çobani kur e pashë! Bo ç’jeni bërë të tëra një surrat o Perëndi”.
Por këngëtarja nuk e ka lënë me kaq, por i ka kërkuar komentueses me shaka, për t’u përballur në gjyq te Eni Çobani, për t’ia lënë në dorë publikut të vendosë.
“Fatkeqësisht për ty që e paske kaq problem, ky është surrati im siç ma ka bërë nëna. Nëse mendon se surrati yt është më i bukur se i imi, më nxirr në gjyq te Eni Çobani. Meqë ngjajmë, të vendosë populli kush fiton”.
Më tej komentuesja i ka shtuar sërish Anxhelës për t’i thënë se nuk ishte ofendim krahasimi me Eni Çobanin, përkundrazi, duhet ta marrë si kompliment.